Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dërguar një letër ambasadave të huaja në Tiranë, organizatave ndërkombëtare dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku kërkon monitorim të seancës së 8 majit, ku do të shqyrtohet nëse prokurori Ols Dado është emëruar apo jo në përputhje me parashikimet e legjislacionit shqiptar. Letra është dorëzuar pranë selive diplomatike nga studiot ligjore amerikane Kasoëitz dhe Mishcon de Reya. Në shkresë, Veliaj parashtron problematikat që lidhen me emërimin e Ols Dados prokuror, pa përfunduar shkollën e magjistraturës.