Top News – Veliaj i referohet ‘Top Story’/ Oerd Bylykbashi perfitoi kredi te bute nga Bashkia
16/04/2021 16:19

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një nga takimet e zhvilluara në njësinë 7 të Tiranës, i është referuar emisionit të Top Story sa i përket përfitimeve të pafundme të deputetëve, përfshirë edhe kredinë e butë, duke i futur te kategoria e personave të pastrehë. Veliaj ka përmendur rastin e deputetit demokrat Oerd Bylykbashi duke iu referuar emisionit investigativ “Top Story”, ku Lulzim Basha si kryetar bashkie i dha një kredi të butë. “Ata janë në parti që i bëjnë llogaritë vetëm 1 për qind e popullsisë. Si do t’ia ulim taksat milionerëve, e ne themi se si do t’ia rrisim rrogat shumicës, 99% tjetër të popullsisë, se jemi këtu për shumicën. Të duhet një shtëpi, bashkia e Tiranës jep 1 mijë kredi të buta dhe propozimi i Edi Ramës është që kjo skemë të shtrihet në të 61 bashkitë. I mbani mend, edhe ata (PD) e bënë një herë këtë punën e kredive të buta. E patë në lajme, e patë dokumentarin (Top Story), deputeti, Oerd Bylykbashi, shtresë në nevojë, kredi e butë nga Lul Basha. Nënkryetari i Bashkisë, Eno Bozdo, shtresë në nevojë nga Lul Basha. Të gjithë zv/ministrat e tyre, me kredi të butë, shtresë në nevojë, i kap stresi shumë. Të gjithë drejtorët e tyre të përgjithshëm të PD shtresë në nevojë. Në Partinë Socialiste shtresë në nevojë është një djalë dhe një vajzë që krijojnë një familje e kanë një fëmijë dhe që kanë një punë dhe që duan të blenë shtëpinë e tyre pa interesa, sepse i paguan Partia Socialiste dhe qeveria e kryeministrit Edi Rama” Rastet e përfitimit të kredive të buta nga persona që gëzonin poste publike dhe nuk përmbushin kriteret, gjatë kohës që bashkia drejtohej nga Basha, janë bërë publike edhe më herët, ku mes përfituesve kanë qene ish këshilltarë bashkiakë apo edhe zv.ministra.

Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18
Top Channel/ “Duhet rithemelim i dytë”, ish-deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, propozon një foltore
09/08 15:05
Top Channel/ Rama nxjerr pamjet e reja: Qytetet shqiptare, si BE
08/08 19:30
Top Channel/ Zegjineja kritikon Bashkinë e Roskovecit, nxjerr videon e plehrave në rrugë
08/08 15:34
Top Channel/ Meta kërkoi lirinë.Gjyqtari shpall moskompetencën: Çështja të shqyrtohet nga Erjon Çela
08/08 15:02
Top Channel/ Rama publikon pamjet e aksionit: Çlirohen akset kombëtare
07/08 19:33
Top Channel/ Berisha: Zgjedhjet u blenë. Në fushatë u bënë prokurime prej gjysmë mld euro
07/08 15:14
Top Channel/ Zgjedhjet, Berisha si Basha! Përsëritet historia. Xhaferaj: Berisha, më keq se Basha
06/08 19:34
Top Channel/ Berisha: Rama bleu votat. 200 mijë personave ju shpërndanë nga 40 euro gjatë fushatës
06/08 15:19
Top Channel/ Berisha flet për lobistët: Pyetini vetë. Ata janë kompani serioze
05/08 15:29
Top Channel/ “Burg për martesat me zor”, gafa e Berishës teksa lexon memen në konferecë
05/08 15:23
Top Channel/ Rama reagon për Kodin e ri Penal, u përgjigjet me ironi kritikëve: Mos ua ekspozoni…
04/08 19:40
Top Channel/Lobisti korrigjon letrat e Berishës! Kompania ndryshon letrën për DASH pas lajmit në TCH
04/08 19:38
Top Channel/ Mbyllet hetimi për Ilir Metën, i komunikohen akuzat, për lobimet, CEZ-DIA dhe pasuritë
04/08 15:12