Erion Veliaj ka shfuqizuar urdhrin me anë të të cilit delegoi kompetencat e kryetarit të Bashkisë së Tiranës te nënkryetarja, Anuela Ristani. Vendimi, që kryebashkiaku Veliaj e ka firmosur nga burgu, praktikisht e heq Anuela Ristanin nga posti i kryetares së komanduar të kryeqytetit. Veliaj argumenton se Ristani ka refuzuar të zbatojë urdhrat e drejpërdrejtë të dhënë prej tij, duke cenuar kështu edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që njeh atë si kryetar të zgjedhur të bashkisë.