Godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Tiranës është ndërtuar nga e para, me mjedise të reja dhe hapësira të bollshme edhe për administratën e Njësisë Administrative Nr. 7, ku qytetarët mund të marrin shërbime çdo ditë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, tha se kjo është një hapësirë e re, e cila i shtohet aseteve të rëndësishme të qytetit, duke përmirësuar kushtet për punonjësit dhe qytetarët.