Rusia e nisi javën në mënyrë dramatike. Të hënën në mëngjes, Presidenti Vladimir Putin shkarkoi ministrin e tij të transportit, Roman Starovoit. Pasdite Starovoit ishte i vdekur; trupi i tij u gjet në një park në periferi të Moskës me një plagë të shkaktuar nga një armë zjarri, në kokë. Një pistoletë u gjet pranë trupit. Hetuesit thanë se supozonin se ish-ministri kishte vrarë veten. Edhe mediat vendase reaguan me tronditje.