Policia e Tiranës ka zbardhur shkakun e vdekjes së 48-vjeccarit Elton Tahiri, trupi I të cilit u gjet pa shenja dhune në afërsi të përroit të Limuthit në Bërxullë. Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi Elton Tahiri ka ndërruar jetë gjatë kohës që ka qenë duke konsumuar lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, bashkë me shokun e tij, shtetasin Madjel Husa, 47 vjeç, në banesën e këtij të fundit.