Top News – Vdesin nga i ftohti, të paktën 10 viktima / Stuhia mbyll SHBA-në, ‘kushte të rrezikshme’
26/01/2026 11:54

Një stuhi e rrezikshme dimërore ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke lënë të paktën shtatë persona të vdekur. Mijëra persona raportohet të kenë mbetur pa energji elektrike. Shumë shkolla dhe rrugë nëpër SHBA janë mbyllur ndërsa mbi 11 mijë fluturime janë anuluar për shkak të kushteve “të rrezikshme për jetën”, sipas Shërbimit Kombëtar për Motin. Të paktën dy persona kanë vdekur si pasojë e hipotermisë në Luizianë dhe vdekje tjera të lidhura me stuhinë janë raportuar në Teksas, Tenesi dhe Kansas. Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të ketë reshje të shumta bore dhe akull për disa ditë. Stuhia besohet se ka prekur mbi 180 milionë amerikanë, që do të thotë më shumë se gjysmën e popullsisë. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani tha përmes një postimi në X se të paktën tetë persona kanë humbur jetën të shtunën, por shkaqet nuk janë përcaktuar ende. Ekspertë të motit kanë paralajmëruar që një nga rreziqet më të mëdha të stuhisë është akulli, i cili mund të dëmtojë pemët, të këpusë kabllot e energjisë dhe t’i bëjë rrugët të pasigurta. Në Virxhinia dhe Kentuki, autoritetet kanë reaguar ndaj qindra aksidenteve rrugore. Kanadezët janë goditur gjithashtu nga reshjet e dendura të borës dhe qindra fluturime janë anuluar. Zyrtarët vlerësojnë se do të ketë 15-30 cm reshje bore në provincën e Ontarios.

Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”: Përshkallëzohet konflikti, 48 drejtues iranianë të eliminuar
01/03 19:54
Top News – Pas Khameneit vjen një pragmatist / Ali Larijani shfaqet si ‘ndërmjetës pushteti’
01/03 15:46
Top News – Kapet anija e ‘flotës hije’ të Rusisë / Belgjika dhe Franca ndjekin cisternën ‘fantazmë’
01/03 15:39
Top News-Sulmohet konsullata e SHBA, 9 viktima / Protesta për vdekjen e Khameneit në Pakistan e Irak
01/03 15:36
Top News – Garancitë e sigurisë për Ukrainën / Kievi: Rusia pranoi propozimin amerikan
01/03 14:44
Top News – Afganistani qëllon avionët pakistanezë / ‘Luftë’ mbi Kabul, intensifikohet konflikti
01/03 14:27
Top News – ‘Basti’ më i madh i Trumpit…/ ‘I fiksuar’ me Iranin, pasojat në politikën e jashtme
01/03 13:19
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 12:59
Top News – Drejtoi Iranin me ‘grusht të hekurt’ / Kush ishte Ali Khamenei, armiku numër 1 i SHBA-së
01/03 12:58
Top News – Valë shpërthimesh mbi Dubai e Doha / Irani vazhdon hakmarrjen, sulme të reja
01/03 12:54
Top News – ‘Trump e Netanyahu do ta paguajnë…!’ / Irani nën sulm të dielën, dita e dytë e luftës
01/03 12:42
Top Channel/ Sulmet tronditin Dubain/ Panik edhe në Kuvajt, Bahrein dhe Jordan
01/03 12:12
Top Channel/ Lindja e Mesme në “flakë”, përshkallëzohet konflikti në disa vende
01/03 12:06
Top Channel/ Eliminohet Khamenei , Irani konfirmon vdekjen e liderit, reagon Trump: Njeriu më i keq
01/03 12:03
Top News – Irani refuzoi ofertën bërthamore / Ja pse SHBA nisi sulmet mbi Republikën Islamike!
01/03 11:27
Top News – Çastet e fundit të Ajatollahut…Khamenei u takua me rrethin e ngushtë para sulmit
01/03 11:18
Top Channel/ Lindja e Mesme në flakë: SHBA dhe Izraeli godasin Iranin, mister fati i Khameneit
01/03 01:21
Top Channel/ E BUJSHME! Vritet Khamenei?! Trump e Netanjahu e pohojnë: Informacion i saktë!
01/03 00:18
Top Channel/ Mijëra grek në rrugë, përkujtojnë viktimat e aksidentit në Tempi
28/02 22:30
Top News – Valë shpërthimesh në Lindjen e Mesme. Shtetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane
28/02 21:21
DIGITALB DIGITALB