Lisa Marie Presley, vajza e vetme e legjencës së rock ‘n’ rollit, Elvis Presley, është ndarë nga jeta në moshën 54 vjecare – ka thënë nëna e saj. “Me zemrën të copëtuar duhet të ndaj me ju lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur, Lisa Marie nuk është më mes nesh”, tha Priscilla Presley. Lisa Marie, edhe ajo një këngëtare, u dërgua në spital të enjten. Mediat amerikane thanë se ajo kishte pësuar një atak kardiak. Ajo u gjend pa ndjenja në shtëpinë e saj në Calabasas në Kaliforni, thanë mediat amerikane.