Polici që mbeti i plagosur në një sulm me thikë në qytetin gjerman, Manhajm, të premten e kaluar, nuk ka mundur të mbijetojë, thanë autoritetet lokale. Polici 29 vjeç ka qenë një nga gjashtë personat e plagosur nga agresori, i cili është ndaluar në vendin e ngjarjes. Ai është goditur disa herë me thikë në kokë. Pavarësisht se iu nënshtrua një operacioni urgjent, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur pasditen e së dielës. “Ky lajm më ka tronditur deri në palcë”, tha lideri i landit Baden-Vyrtemberg, ku ndodhet qyteti Manhajm.