Shtohet edhe më shumë misteri për 120 mijë eurot, për të cilat Alda Klosi ish-shefja e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj tha se ishin të xhaxhait të saj. Bëhet fjalë për 120 mijë eurot e pranuara prej saj, ndonëse janë edhe mbi 400 mijë të tjera, që nuk i pranon se janë të sajat, edhe pse hetuesit kanë dyshime të forta, bazuar edhe në dëshminë e pastrueses Rozeta Dobi. Kjo e fundit ka pranuar se të gjitha paratë, pram bi 500 mijë euro janë marrë në shtëpinë e Alda Klosit.