Zëvendësgurverantor i Khersonit Kirill Stremousov, imazhi publik i pushtimit rus të rajonit të hersonit në Ukrainë, ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Kreu i administratës rajonale të emëruar nga Moska, Vladimir Saldo, njoftoi për vdekjen e tij në aplikacionin e mediave sociale Telegram, duke e quajtur Stremousov, zëvendësguvernatorin e tij në detyrë dhe zëdhënësin e pushtimit, "një nga njerëzit më të zgjuar me të cilët ai kishte punuar". Nuk janë dhënë më shumë detaje ndërkohë në lidhje me vdekjen e tij.