Top News – Vdes gjenerali që dinte sekretet e Putinit / Mister në Rusi, ushtaraku i dytë në 24 orë
17/08/2023 15:08

Një gjeneral i lartë rus që dinte sekretet e pallatit miliarda dollarësh që mendohet se i përket Vladimir Putinit, është ndarë nga jeta në burg. Gjenerali Gennady Lopyrev, 69 vjec, është gjenerali i dytë i putinit që vdes brenda 24 orëve. Një seri zyrtarësh të putinit kanë vdekur në rrethana misterioze që kur lufta në ukrainë nisi. Të mërkurën, u bë e ditur se gjeneral koloneli Gennady Zhidko, 58 vjec, ishte gjetur i vdekur nga një sëmundje e panjohur pasi ishte shkarkuar nga komanda e ushtrisë. Lopyrev ndërkohë u sëmur papritur të hënën dhe mjekët thanë se ai kishte një leucemi të padioagnostikuar më herët. Por ka dyshime se ai mund të jetë helmuar pasi kishte fituar mundësinë e një faljeje të dënimit. Gjenerali u burgos për 10 vite në 2017-ën, nga një gjykatë ushtarake, pasi u akuzua për marrje ryshfeti dhe posedim të paligjshëm municionesh, akuza që ai gjithnjë i kishte mohuar. Si pjesë e shërbimit federal të mbrojtjes, ai personalisht kishte mbikqyrur ndërtimin e pallatit Gelendzhik të Putinit, një rezidencë private që aludohet se është ndërtuar me paratë e shtetit. Ai po ashtu ishte përgjegjës për rezidencën zyrtare të Putinit, Bocharov Ruchei, në Sochi. Deri kur u arrestua ai ishte një nga ndihmësit më të ngushtë të putinit, për sigurinë, dhe është parë madje me presidentin rus dhe ish kryeministrin britanik Toni Blair në moskë, në 2002-shin. Dënimi i tij u pa nga shumëkush si një përpjekje për ta nxjerrë atë nga loja. Lopyrev, dukej në shëndet të plotë kur kishte folur me djalin e tij Aleksander, të hënën. Por papritur, ai nisi të ankohej se kishte vështirësi në frymëmarrje. Mediat e pavarura folën për simptoma të ngjashme me ato të kritikut të Putinit, Aleksei Navalni, që u helmua me agjentin nervor Novichok.

Top Channel/ Meta përballet me gjobën prej 805 milionë eurosh, në shënjestër fotografitë private
15/11 23:13
Top Channel/ Kaos në Evropë nga kërcënimet me bomba, alarmohen aeroportet dhe mijëra shkolla
15/11 23:10
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/ Meta gjobitet me 805 mln euro nga Italia. U keqpërdorën fotografitë e përdoruesve
15/11 22:58
Top Channel/Dënim me varje për sulmin në kishë. Gjykata në Jordani jep verdiktin për 3 sulmuesit
15/11 22:39
Top News-Tragjedia ku humbën jetën dy zjarrfikës, akuza të rënda ndaj nënës dhe dy vajzave të mitura
15/11 22:30
Top Channel/ Moska i bën presion Europës. “Do përdoret forca nëse nuk arrihet marrëveshje”
15/11 22:11
Top Channel/ Estonia mbyll kufirin me Rusinë. Përshkallëzohen tensionet në Baltik
15/11 22:08
Top News- Gjobë rekord ndaj Meta-s, Italia kërkon 805 milionë euro për shkeljen e privatësisë
15/11 22:00
Top News-“Thesari i fshehtë” i korrupsionit në Hungari, 17.7 mln euro zbulohen të groposura nën tokë
15/11 21:41
Top News- Skandali i Nvidia trondit administratën Trump, rritet presioni për dorëheqjen e ministrit
15/11 21:30
Top News- Trump drejt Azisë pas humbjeve zgjedhore, synon takim historik me Xi Jinping dhe Putin
15/11 20:30
Top News – Ukraina ‘ndez’ qiellin e Rusisë / Godet qytetin industrial, flakët shkrumbojnë fabrikën
15/11 19:00
Top News – Paralajmërim për ‘sigurinë bërthamore’ / Sulmet shkaktojnë ulje të energjisë në Çernobil
15/11 18:30
Top News-Inteligjenca Artificiale fut botën në kaos / Avionët në tokë, bie Microsoft, çfarë po ndodh
15/11 15:43
Top News – Trump redukton daljet në publik / CIA e Mossad zbulojnë planet e Iranit për vrasjen
15/11 15:35
Top Channel/ Irani sulmon Bahrejnin / Objektiv baza amerikane. Izraeli vret një komandat të Hamasit
15/11 15:04
Top News – ‘Alienët kanë zbritur në tokë…nuk duan të hapin panik’ / Ja ‘shpjegimi’ i Stephen King
15/11 14:55
Top News – Një ‘Jaltë e re’ në horizont / Trump dhe Putin kërkojnë takim, Xi Jinping heziton
15/11 14:32
Top News – SpaceX triumfon, arritje historike / Rikuperon anijen kozmike për herë të parë
15/11 14:09