Ish-menaxheri i Lukoil, Aleksandr Subbotin, raportohet se ka vdekur nën rrethana të paqarta, teksa janë raportuar një seri vdekjesh të mistershme të biznesmenëve rusë qëkur Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt. Mediat raportuan se burimet brenda policisë rajonale në Moskë thanë se po kryhen teste të forenzikës, pasi dyshohet se në trupin e Subbotin mund të ketë drogë. Ai u gjet një ditë më parë në bodrumin e një shtëpie në qytetin Mitishçi, afër Moskës.