Një 71-vjeçare humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor këtë të hënë në Lushnjë. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Çermë- Divjakë, ku viktima u përplas nga një motor që drejtohej nga një I ri. Si pasojë e goditjes së fortë ajo humbi jetën në vend. Ndërkohë policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë. Drejtuesi I motorit u shoqërua për veprime të mëtejshme hetimore.