Babai i ministres Ogerta Manastirliu është ndarë nga jeta, lajm të cilin e ka publikuar vetë ministra shoqëruar me një foto, që tregon shtrëngimin e duarve. “U prehsh në paqe Ba”, shkruan ajo, ndërsa të shumta janë edhe ngushëllimet e miqve dhe kolegëve të saj. Mes shumë mesazheve ngushëlluese bie në sy edhe ai i mjekes Anjeza Kuci, e cila tregon edhe një moment, kur babai i ministres ka shkuar për një injeksion. Deputetë dhe ministra, por edhe shumë personazhe të politikës kanë shprehur mesazhet në rrjetin social facebook. Vetë ministrja nuk ka bërë të ditur shkaqet e vdekjes, por mësohet se babai i saj vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.