Tre persona janë vënë në pranga nga policia, për vdekjen e 19 vjecarit me iniciale R. B, ditën e premte në portin e Durrësit. Përgjegjësi i turnit në firmën e përpunimit të kontenierëve, kryemekaniku i makinerisë dhe kryemekaniku i oficinës, u arrestuan në flagrancë nga policia e Durrësit, nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë".