Seanca e kësaj të marte në Komisionin e Sigurisë është përfshirë nga një debat I fortë mes deputetëve socialistë dhe atyre demokratë. Teksa Drejtori I Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ishte ftuar për të folur mbi sulmet kibernetike, deputeti Ferdinand Xhaferraj tha se është e turpshme të mos flitet fillimisht për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën Lear Kurti.