Partia Demokratike bën përgjegjës ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, aktualisht drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu dhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi për vdekjen e Lear Kurtit. Zëdhënësja, Floriana Garo në një prononcim për mediat iu referua raportit të Avokatit të Popullit, kur tha se vdekja e të riut mund të parandalohej nëse punonjësit e Policisë do të kishin kryer veprimet e duhura.