Policia e Sarandës nuk përjashton mundësinë që shpërthimi që shkaktoi vdekjen e biznesmenit Armand Nelaj në Sarandë të jetë i qëllimshëm. Nelaj humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, si pasojë e një shpërthimi të ndodhur pranë gomones së tij. Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ardhur nga një bombol oksigjeni, që 52-vjeçari Nelaj mbante në mjetin e vet lundrues.