Top News – Vdekja e 4 turistëve në hotel / Reagon ambasada ruse – presim hetim të plotë
17/10/2021 14:50

Ambasada Ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë, Natalia Burenkova, Sergei Burenkov, Ekaterina Burenkova dhe Nikita Belousov në një hotel pranë qytetit të Kavajës në zonën e Qerretit. “Seksioni konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit dhe po sqaron rrethanat e incidentit. Ne mezi presim një hetim të plotë nga ana shqiptare për shkaqet e vdekjes së rusëve. Familjarët e viktimave janë njoftuar. Trupat do të riatdhesohen në vendlindjen e tyre”, thuhet në reagimin e ambasadës zyrtar të ambasadës ruse për ngjarjen në një postim në rrjetet sociale. 4 turistët rusë, një çift bashkëshortësh, vajza e tyre dhe i fejuari i saj u gjeten të pajetë në mjediset e jakuzit të një hoteli në zonën e Qerretit në Kavajë, rreth mesnatës së të premtes. Shkaqet deri më tani mbeten mister dhe priten të zbardhen nga ekspertiza mjeko-ligjore. Sic është bërë e ditur gjatë ekspertizës janë njoftuar të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të ambasades ruse. Katër turistet rusë mberriten në Qerret të dielen e kaluar përmes një agjensie turistike që solli edhe tetë bashkekombas të tyre që po vizitonin jo vetëm Shqipërinë, por edhe Ballkanin. Nga të dhënat hetimore dhe kqyrja e sistemit tims rezulton se diten e fundit të jetes 4 turistet vizituan në grup qytetin e Ohrit. Përmes telefonit ata rezervuan ambjentet SPA që kërkuan t’i frekuentojnë në orën 20 të së njëjtës ditë. Punonjësja e hotelit që i gjeti të pajetë në mjediset e saunës ka treguar se turistët rusë zbriten nga dhomat në orën 20.30 dhe u drejtuan për në SPA. Pak më vonë deshmitarja kyç i pyeti nëse kishin nevojë për ndonjë shërbim, por turistët ju pergjigjen jo. Dyshimi i parë i policisë dhe pista kryesore e hetimit është se 4 shtetasit rusë mund të kenë vdekur nga asfiksia dhe qëndrimi i gjatë në sauna, por kjo mbete për t’u zbardhur nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Top Channel/ Aksioni në Theth, përplasje me banorët, IMT pritet të shembë edhe 40 kabina
08/07 23:08
Top News- Helikopteri ndërhyn nga ajri për të shuar flakët, shkrumbohen hektarë me shkurre e pemë
08/07 20:51
Top News- Thethi revoltohet kundër Ramës, banorët përplasen me IKMT…nuk lejojnë shembjet
08/07 20:50
Top Channel/ Vazhdon prej ditësh zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
08/07 20:49
Top Channel/ IKMT nis shembjen e banesave në Theth, Banorët përplasen me policinë
08/07 19:56
Top Channel/ Kremtohet dita e ashures! Baba Mondi: Lutemi për paqe dhe ndaljen e konflikteve në botë
08/07 19:53
Top Channel/Vijon aksioni në Theth, lirohen hapësirat, banorët ankohen dhe pse kanë ndërtuar pa leje
08/07 19:35
Top News-Pas Vlorës, edhe në qytetet e tjera/Rama: Vetëpastrimi i bashkive nga drejtorët do vazhdojë
08/07 18:53
Top Channel/ Mjeti del nga rruga në Korçë dhe përplaset me pemën, lëndohet drejtuesi
08/07 18:49
Top News- “Dridhen” drejtorët në Durrës, Rama mbërrin në Bashki, pritet nga Sako
08/07 17:59
Top Channel/ Rama mbyll takimin në bashkinë Fier, pamje
08/07 16:55
Top Channel/ Rama mbërrin në Fier, mesazhi për energji të reja në administratë
08/07 16:18
Top News- Privatizuan pyje e kullota me letra të rreme/ Fier, sekuestrohen 276 ha
08/07 16:08
Top News – Momenti kur Salianji lë qelinë, pritet nga simpatizantë jashtë burgut
08/07 16:06
Top Channel/Salianji del nga burgu, Vrenozi e puth nga gëzimi, mbështetësit e përqafojnë: Doli tigri
08/07 16:02
Top News – Gjykata e Lartë rrëzon rekursin. Refuzohet rekursi i Veliajt për ‘arrestin me burg’
08/07 15:52
Top Channel/ Saliani pasi la qelinë: Burgu nuk i urohet as hasmit!
08/07 15:50
Top Channel/ Në pritje të lirimit të Salianjit, simpatizantët e PD mblidhen përpara burgut të Fierit
08/07 15:49
Top News – Eficenca energjitike. Raporti i OECD, Balluku: Njeh arritjet e Shqipërisë
08/07 15:40
Top News- Arrestohet 43-vjeçari në Milot-Morinë/ Po transportonte emigrantë egjiptianë të paligjshëm
08/07 15:30