Në kohën kur asnjë person nuk është prapa hekurave për vdekjen e 3 vjecarit Brian Spahiu dhe prokuroria po zvarrit hetimet, prindëit e të ndjerit nuk do gjejnë rehat derisa të cojnë përpara drejtësisë personat përgjegjës. Babai i 3 vjecarit, ka zbuluar se klinika ku vogëlushi iu nnështrua në ndërhyrje në 14 dhëmbe, aplikoi për tu pajisur me licënsë, më 13 tetor, rreth 2 javë pasi Briani ndërroi jetë.