Të tjera zhvillime mësohet se vijnë nga dosja e 22-vjeçares nga Kenia Joy Aykoko. Burime bëjnë me dije se policia ka shoqëruar në ambientet e komisariatit, shoferin e kazinos ku punonte 22 vjeçarja. I shoqëruari është Rodi Barçi, 32 vjeç, teksa mësohet se ai është ndër personat e fundit me të cilët kishte folur keniania. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Rodi Barçi ishte prej disa kohësh nën përgjim, ku janë mbledhur të dhëna të vlefshme nga policia, që ka sjellë edhe shoqërimin e tij.