Një ngjarje që fillimisht u raportua si vdekje për shkaqe natyrale në Durrës ka marrë një tjetër rrjedhë pas hetimeve të policisë. Specialistët për hetimin e krimeve ndaj personit nisën verifikimet pas humbjes së papritur të jetës së 59-vjeçarit Sajmir Markja, për të cilin paraprakisht u dyshua se kishte ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.