Top News – Vazhdon rezistenca në Bakhmut… / Droni ukrainas rrëzohet në Rusi, sulm afër Kurskut
10/05/2023 10:56

Mbrojtësit ukrainas po vazhdojnë ti rezistojnë një vale të re të sulmeve ruse në qytetin lindor të Bahmutit, pavarësisht se Rusia ka pretenduar se ka avancuar në këtë qytet, tha ushtria ukrainase. Njoftimet për luftime të ashpra në Bahmut vijnë në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar për një paketë të re ushtarake për Kievin dhe Bashkimi Evropian pritet që të diskutojë për paketën e re të sanksioneve, për shkak të luftës që Moska ka nisur ndaj Ukrainës. Forcat ruse kanë kryer 46 sulme ndaj pozicioneve ukrainase në vijën e frontit Bahmut-Avdijivka-Marjinka në rajonin lindor të Donjeckut, ku Moska ka përqendruar përpjekjet kryesore të luftës, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Përveç bombardimeve të vazhdueshme, forcat ruse po ashtu kanë përdorur avionë për të sulmuar pozicionet ukrainase në Avdijivka, tha ushtria. Yevgeny Prigozhin, kreu i grupit rus të mercenarëve, Ëagner, pretendoi se forcat e tij po bëjnë përparim në Bahmut. Por, më pasi ai akuzoi Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë se ka dështuar të furnizojë luftëtarët e tij me municion të mjaftueshëm dhe akuzoi trupat ruse se po ikin nga luftimet përreth Bahmutit. Këto deklarata ishin të fundit në serinë e pakënaqësive që ai ka shprehur publikisht për zyrtarët ushtarakë rusë. Ai ia ka lënë fajin mungesës së municioneve për paaftësinë e grupit të tij që të marrë kontrollin e Bahmutit dhe vetëm disa ditë më parë kërcënoi se do të tërheqë trupat nga qyteti, por më vonë tha se forcat e tij kishin filluar të merrnin municione. Të mërkurën ndërkohë, guvernatori i rajonit rus, Kursk, që gjendet në kufi me Ukrainën, tha se një “dron armik” ishte rrëzuar. Ai pretendoi se droni u rrëzua në afërsi të Kurskut, dhe copëzat e tij ranë në fshatin Tolmaçovo, duke shkaktuar disa dëme materiale.

Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20