Pasi diplomati i dytë ukrainas u dëbua nga Rusia, prej tensioneve diplomatike në mes të të dyja vendeve, Ukraina e ka shpallur person të padëshiruar konsullin rus në portin e Odesas. Përmes një deklarate, ministria e jashtme tha se Konsulli duhet të largohet nga shteti deri më 30 prill. “Nëse pala ruse vazhdon të provokojë kundër punëtorëve të misioneve diplomate të Ukrainës në Rusi, ne do ta shfrytëzojmë të drejtën për të marrë masa shtesë”, është thënë mes tjerash në deklaratë.