Pavarësisht shifrave të larta të të prekurve me Covid 19, duket se shqiptarët nuk duan të heqin dorë nga zakonet e tyre duke vazhduar të zhvillojnë dasmat tradicionale. Qeveria me anë të aktit normative I ka ndaluar zhvillimet e tyre duke e shoqëruar me gjoba të rënda për ata që nuk binden, por sërish shkeljet vazhdojnë.