Pak minuta më parë, për shkak të erës së fortë, një vatër e madhe zjarri përfshiu zonën pyjore në fshatin Rras, duke rrezikuar seriozisht varrezat dhe kishën e fshatit. Sipas forcave zjarrfikëse, zjarri pranë varrezave është vënë nën kontroll, duke larguar për momentin rrezikun për këtë zonë.