Një tjetër operacion për organizimin e lojërave të fatit coi në arrestimin e 29 persona, që u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive në zona të ndryshme të Tiranës. Operacioni policor u krye nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme "Shqiponja".