Varianti i ri i koronavirusit, i emëruar Omicron, po vazhdon të përhapet nëpër botë, teksa shumë shtete kanë vendosur masa kufizuese për udhëtimet nga Afrika, ku u identifikua për herë të parë. Presidenti amerikan Joe Biden mëosohet se ka mbajtur një takim urgjent me Drejtori i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Ngjitëse, Anthony Fauci,për të folur për efikasitetin e vaksinave anti-Covid ndaj këtij varianti. “Do të kalojnë disa javë para se të dimë gjithçka që duhet se sa mbrojnë vaksinat ekzistuese kundër variantit të ri. Por Dr. Fauci dhe ekipi ynë mjekësor besojnë se vaksinat tona do të vazhdojnë të ofrojnë një shkallë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda”, ka shkruar Biden në llogarinë e tij në Tëitter.