Top News – Varianti i ri i virusit/ Përhapet në të gjithë botën
28/12/2020 12:23

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britaninë e Madhe, ka prekur tashmë një numër të madh vendesh në botë, që kanë raportuar këto ditë rastet e para të infektimit me mutacionin e ri. Në spanjë, u konstatuan katër të prekur, të gjithë të ardhur nga britania e madhe. Asnjë prej tyre sipas zyrtarëve nuk ka simptoma të rënda. Suedia dhe Franca kanë njoftuar po ashtu rastet e para.Autoritetet suedeze folën për një person të ardhur nga britania e madhe që është futur në karantinë tashmë. Edhe në francë, rasti i konfirmuar ishte i sapoardhur nga britania e madhe. Japonia mori masa të drejtpërdrejta duke ndaluar nga e hëna hyrjen e të huajve në vend dhe rregulli do të mbetet në fuqi deri në fund të janarit. Vendimi erdhi pas zbulimit të variantit të ri të virusit tek disa persona të ardhur nga britania. Edhe presidenti i filipineve, Rodrigo Duterte zgjati vendimin për ndalimin e fluturimeve nga britania e madhe deri në mes të janarit. Ai madje ka urdhëruar që edhe pasagjerët që vijnë nga vende të tjera, ku është zbuluar tashmë varianti më infektues i koronavirusit, përfshirë Hong Kongun, Singaporin, australinë dhe japoninë të hyjnë në karantinë 14 ditore në mbërritjen në vend. Varianti i ri i koronavirusit i konfirmuar në britani mendohet se është deri në 70 për qind më infektues se varianti i mëparshëm, dhe shfaqja e tij shkaktoi shqetësim në të gjithë botën.

Top Channel/ I armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret qëllon për vdekje të riun
22/02 19:37
Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
DIGITALB DIGITALB