Një hetim zyrtar i Komisionit Europian ka konfirmuar se shërbimet hungareze të inteligjencës vendosën agjentë në përfaqësinë diplomatike të Hungarisë në Bruksel gjatë viteve 2013-2016, ku ata zhvilluan aktivitete që shkonin përtej detyrave të zakonshme diplomatike. Konfirmimi vjen përmes një letre të komisionerit evropian për Buxhetin dhe Administratën Publike, Piotr Serafin, drejtuar eurodeputetëve, në të cilën thuhet se disa oficerë të inteligjencës operuan nga misioni diplomatik hungarez për një “mision specifik” që nuk lidhej me funksionet normale të përfaqësive diplomatike.