Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) vlerëson se Shqipëria nuk ka siguruar harmonizim, koordinim dhe monitorim efektiv të politikave për arritjen e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së për zhdukjen e varfërisë deri në vitin 2030. Sipas auditimit të performancës për periudhën 2022–2024, harmonizimi i Objektivit 1 me strategjitë dhe programet kombëtare mbetet i paplotë. Raporti evidenton mungesën e një Kornize Kombëtare të Indikatorëve, mungesën e lidhjeve të matshme mes dokumenteve strategjike dhe politikave, si dhe faktin që Udhërrëfyesi për arritjen e objektivave ende nuk është miratuar.