Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur shqetësim dhe i kërkojnë shpjegim Serbisë për nënshkrimin e marrëveshjes me Rusinë në Nju Jork. Marrëveshja që u nënshkrua ndërmjet ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe ministrit të Jashtëm serb, Selakovic, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka të bëjë me bashkëpunimin në sferën e politikës së jashtme ndërmjet dy vendeve. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, shprehu shqetësim për forcimin e raporteve midis Serbisë dhe Rusisë.