E ngarkuara me Punën në ambasadën amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka pritur gjatë javëve të fundit ministrat e emëruar së fundmi në detyrë nga kryeministri Edi Rama si dhe zv.kryeministren Albana Koçiu. Sipas njoftimit të ambasadës, VanHorn ritheksoi gjatë takimeve përkushtimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në zbatimin e agjendës së Shtëpisë së Bardhë të Trump: eliminimin e plotë të karteleve të krimit të organizuar, bindjen e aleatëve të NATO-s për të respektuar angazhimin e tyre të Hagës për shpenzimet në fushën e mbrojtjes dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane që bëjnë biznes në Shqipëri.