Prefekti i Qarkut të Vlorës dhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo u paraqit këtë të martë në prokurorinë e posaçme. Tavo qëndroi pak minuta në ambientet e prokurorisë. Në dalje, ai foli shkurtimisht para gazetarëve, ku tha se ishte thirrur për të dëshmuar në lidhje me një kallëzim që ka bërë gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.