Media angleze Daily Telegrah iu ka bërë jehonë dy vëllezërve shqiptarë të cilët kishin marrë pashaportën britanike dhe bënin pastrim parash. Sipas The Telegrah, Gjelosh Kolicaj ngarkonte valixhet e mbushura me tufa parash në peshoren e aeroportit përpara se t’i fluturonte drejt Shqipërisë. Kolicaj dhe vëllai i tij, Jak drejtonin një ekip korrierësh prej katër personash, të cilët bënë më shumë se 80 udhëtime në dy vjet nga aeroportet e Mbretërisë së Bashkuar, në vende, përfshirë Belgjikën dhe Greqinë, për transportin e mëtejshëm në Shqipëri.