Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer përsëri sulme në Iran mëngjesin e kësaj të enjteje si hakmarrje kundër sulmeve iraniane në drejtim të bazave ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se forcat e saj e përfunduan “një valë të fuqishme” sulmesh ndaj Iranit që zgjati më shumë se dy orë. “Kapacitetet e CENTCOM-it goditën dhjetëra shënjestra të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në Iran, përfshirë qendra të komandës ushtarake, objekte për raketa dhe dronë, pika të mbikëqyrjes dhe mbrojtjes bregdetare, si dhe kapacitete detare”, tha ushtria amerikane në një postim në X. Sulmet erdhën disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u zotua se do ta godiste Iranin “shumë ashpër”, pasi Teherani kishte shënjestruar një bazë në Jordani ku janë të vendosur trupa amerikane.