Pas më shumë se 2 orë diskutimesh, Komisioni i Shëndetësisë miratoi kalendarin e punës deri me datë 15 tetor. Marrëveshja me Pfizer, ishte projektligji i cili u diskutua ditën e sotme në Komision, duke ngritur shumë akuza dhe debate të forta mes anëtarëve. Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi publikoi gjatë mbledhjes të dhënat që sipas saj tregojnë se qeveria mashtron për vaksinimin.