Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se po merren të gjitha masat për përballimin e situatës gripale per periudhen vjeshtë-dimër. Sipas saj programi i kontrollit, i cili parashikon vaksinimin ndaj gripit është pjesë e strategjisë për të përballuar situatën e shkaktuar nga Covid19. “Deri tani sipas përllogaritjeve për mbulesën vaksinale të shtuar, kemi bërë porosinë e serisë së parë të vaksinave dhe ndërkohë që vijojmë të sigurojmë akoma më shumë vaksina përsa i përket situatës që do të përballemi gjatë muajve tetor-dhjetor e në vijim”