Top News – Vaksinimi në BE fillon në të njëjtën ditë
16/12/2020 14:55

27 vendet anëtare të BE-së synojnë ta fillojnë vaksinimin antiCovid në të njëjtën ditë në shenjë uniteti – tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të mërkurën. Deklarata e saj në Parlamentin Evropian erdhi pas rritjes së presionit në bllok për të kapur hapin e SHBA-së dhe Britanisë, ku procesi i imunizimit tashmë ka filluar me vaksinën e Pfizer dhe BionTech. “Për t’i dhënë fund kësaj pandemie, ne duhet të vaksinojmë deri në 70 për qind të popullatës. Ky është një mision gjigant. Ndaj le të fillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur me vaksinimin, të gjithë bashkë, në një ditë”, tha Von Der Leyen. “Le të fillojmë sa më shpejt që të jetë e mundur me vaksinimin, së bashku. 27 vendet anëtare do ta fillojnë vaksinimin në të njëjtën ditë, së bashku, ashtu sic kemi qëndruar gjatë gjithë kësaj pandemie. Le ta fillojmë çrrënjosjen e këtij virusi të tmerrshëm të bashkuar”. Agjencia Evropiane e Ilaçeve e ka përshpejtuar takimin që do të mbahej më 29 dhjetor, duke e caktuar atë për të hënën e ardhshme, ku do të diskutojë për miratimin e mundshëm të vaksinës së Pfizer dhe Biontech. Ndërsa evropianët shihnin fillimisht Britaninë dhe më pas edhe SHBA-në, që nisnin vaksinimet, Gjermania, vendi i Biontech dhe von der Leyen po ashtu, bëri presion që EMA të mundësonte nisjen e procesit para Krishtlindjes. Shtetet e BE-së kanë edhe opsionin e procedimit në mënyrë individuale, sipas rregullave të emergjencës së EMA-s, por Komisioni Evropian do një proces të koordinuar në bllok për të garantuar që asnjë vend anëtar nuk do të mbetet prapa.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58