Ministrja e shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndoqi nga afër procesin e vaksinimit në Lushnje, ku bëri të ditur se javën e ardhshme, njësitë e lëvizshme të vaksinimit, do të nisin imunizimin ndaj covid 19 në terren, në territoret ku ende qytetarët nuk janë vaksinuar.