Qeveria sllovene njoftoi se punëtorët e sektorit publik duhet të vaksinohen ose të kenë kaluar sëmundjen COVID-19 në mënyrë që të vazhdojnë punën. Masa është vendosur në përpjekje për të rritur shkallën e vaksinimit. Vendimi do të zbatohet nga data 1 tetor dhe do të prekë rreth 31 mijë njerëz, përfshirë nëpunësit civilë, policët dhe ushtarët. “Ata mund të humbasin punën nëse refuzojnë të vaksinohen dhe detyra e tyre nuk i lejon ata të punojnë nga shtëpia”, tha Qeveria në njoftim.