Fjala vaksinë është shpallur fjala e vitit nga leksikografët e Fjalorit anglez të Oksfordit. Fjalët e lidhura me vaksina janë përdorur shumë më shumë më 2021 për shkak të pandemisë së koronavirusit, përfshirë shprehjet, vaksinim i plotë, i/e pavaksinuar dhe fushatë kundër vaksinimit. Redaktorja e lartë në Oksford, Fiona McPherson, ka thënë se fjala vaksinë ka qenë zgjidhje e qartë, për shkak të ndikimit që ka pasur.