Top News – Vaksinat në bllokun europian/ Pfizer redukton dërgesat
15/01/2021 22:13

Qeveritë europiane druhen se besueshmëria e programeve të tyre të vaksinimit ishte në rrezik pasi kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi për një ngadalësim të përkohshëm të dërgesave të vaksinave kundër COVID-19. Imunizimi me vaksinën e Pfizer dhe partnerit të saj gjerman BioNTech në BE filloi në fund të dhjetorit, por gjatë një takimi këtë javë, rreth nëntë nga 27 qeveritë e BE-së u ankuan për doza "të pamjaftueshme". Kompania fillimisht pati njoftuar se shpërndarja po shkonte sipas planit, por pastaj njoftoi se do të ketë një reduktim të përkohshëm të dërgesave në fund të janarit deri në fillim të shkurtit për shkak të ndryshimeve në procesin e prodhimit. Pfizer sqaroi se në fakt, po synon që të rrisë prodhimin. Vonesat e përkohshme që kjo do të shkaktojë megjithatë kanë shkaktuar shqetësim në Suedi, Danimarkë, Finlandë, Lituani, Letoni dhe Estoni, ministrat e të cilave thanë se një gjë e tillë ndikon jo vetëm në oraret e planifikuara të vaksinimit, por zvogëlon dhe besueshmërinë e procesit. Gjermania, blerësi më i madh në Evropë i vaksinës Pfizer, e quajti vendimin të cutishem dhe për tëe ardhur keq, ndërsa Kanadaja tha se gjithashtu ishte prekur nga kjo masë, sepse furnizimet e saj vijnë nga një fabrikë Pfizer-it në Belgjikë. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sqaroi se kishte marrë nga Pfizeri sigurinë se dërgesat e planifikuara në BE, në tremujorin e parë, nuk do të vonohen.

Top News – Putin ‘luan bllofin’, teston NATO-n / Sa larg mund të shkojë pa një përgjigje serioze
22/11 15:33
Top Channel/ GTA ‘çmend’ fansat, rekord shitjesh
22/11 15:00
Top News – Rrëmbime avionësh e sulme terroriste / ‘Al Kaeda do godasë’, paralajmërohen linjat ajrore
22/11 14:55
Top News – Rivali ‘fton’ Netanyahun në qeveri / Eisenkot nis ‘bisedime maratonë’ për koalicionin
22/11 14:41
Top News – 14 të zhdukur nën rrënoja / ‘Mizori’, droi rus godet pallatin pesë katësh në Kiev
22/11 14:36
Top News – Evropa hyn në ‘supercikël’ zgjedhjesh / Rezultatet mund të trondisin themelet e BE-së
22/11 13:15
Top News – Voton për t’u larguar nga Britania / Fshati anglez proteston, nuk do kampe emigrantësh
22/11 12:42
Top News – Putini është një ‘vrasës gjakftohtë’ / Sekretari britanik i mbrojtjes ‘shpërthen’ në Kiev
22/11 12:25
Top News – Luftë në Sinaloa, kapet lordi i drogës / Arrestohet ‘Chapo Isidro’, i kërkuar nga FBI
22/11 12:25
Top News – Anija ruse digjet ende pranë Finlandës / Sulm në Baltik, Ukraina godet me dronë detarë
22/11 12:24
Top Channel/ Arrestohet bosi meksikan i drogës/“Chapo Isidro” në listën e 10 më të kërkuarve nga FBI
22/11 12:22
Top News – Kinema në 9000 kilometra lartësi/Hollivudi ‘pushton’ qiellin, ‘një treg’ në shpërthim
22/11 12:16
Top Channel/ Paralizohet Belgjika/ Protestat e sindikatave, anulohen fluturime dhe transporti publik
22/11 11:12
Top Channel/ Eisenkot fton Netanyahun në qeveri/ Bisedimet për kabinetin e ri, përgatitet koalicioni
22/11 10:35
Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21