Sekreti për vaksinën dhe origjinën e saj nuk është zbuluar nga kryeministri Rama, pavarësisht këmbënguljes së disa deputetëve. Vetë Rama në fjalimin e tij disa minutësh në seancën plenare të sesionit të ri parlamentar u ktheu përgjigje të gjithë skeptikëve, që kanë shkruar e thënë se nuk ka marrë vaksinën anticovid, por ujë biologjik.