Kanceri i qafës së mitrës është një ndër 10 më të përhapurit në vendin tonë. Sipas ekspertëve, çdo grua mund të preket prej tij dhe jo gjithmonë fillimi i shenjave tregon fillimin e sëmundjes, pasi shpeshherë ato shfaqen kur kanceri është në stade të avancuara. Në fund të 2022 në Shqipëri nisi për herë të parë aplikimi i vaksinës kundër kancerit të qafës së mitrës. Vaksina me një dozë kryhet në vajzat e moshës 13 vjeç.