Në Itali, ka një `boom` të kërkesave për vaksinat e gripit, duke kapërcyer nivelin e dozave në dispozicion. Mjekët kanë përfunduar më shumë se gjysmën e kuotës së vendosur në bazë të planit te vaksinimit, që shkon tek 18 milionë doza, por vazhdojnë të marrin kërkesa të shumta.