“Të parët që do ta marrin vaksinën do të jenë personeli mjekësor, pastaj personat më të rrezikuar për shkak të moshës apo patologjive të caktuara, si dhe forcat e rendit. Më vonë, do të jetë për të gjithë të tjerët me dozat e para nëse do të jenë gati në nëntor apo dhjetor”. Deklaratën e bëri për la Repubblica Walter Ricciardi, konsulent i ministrisë italiane të shëndetësisë i cili së bashku me kolegë nga Franca, Gjermania dhe Holanda ka përgatitur kontratën me kompaninë farmaceutike AstraZeneca.