Pfizeri njoftoi se rezultatet e testeve klinike të vaksinës së tij treguan se ajo është 100% efikase dhe e tolerueshme në moshat nga 12 deri në 15 vjeç. Gjigandi farmaceutik amerikan thotë se po planifikon t`i përditësojë sa më shpejt të dhënat me Agjencinë Amerikane të ushqimit dhe barnave dhe rregullatorët e tjerë me shpresën se fëmijët do të mund të vaksinohen përpara vitit të ri shkollor.