Top News – Vaksina e gripit/ SHBA, prindërit e refuzojnë
28/09/2020 20:10

Një e treta e prindërve amerikanë nuk kanë në plan të vaksinojnë fëmijët e tyre për gripin, këtë vit, pavarësisht mundësisë reale që fëmijët e tyre mund të preken edhe nga covid 19. Për më tepër, dy të tretat e prindërve nuk besojnë se marrja e vaksinës së gripit për fëmijët e tyre këtë vit është më e rëndësishme se më parë pavarësisht këshillës për të bërë të kundërtën nga shumë organizata qeveritare dhe mjekë pediatër. “Fëmijët më të vegjël se pesë vjec, vecanërisht ata nën moshën 2 vjec, janë të rrezikuar nga komplikime serioze të lidhura me gripin”, thotë qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, duke shtuar se marrja e vaksinës së gripit gjatë pandemisë, për të gjitha moshat, është më e rëndësishme se kurrë. Ne mund të shohim pikun e gripit dhe të covidit në të njëjtën kohë e një gjë e tillë mund të gjunjëzonte sistemin e kujdesit shëndetësor, të testonte kapacitetin në ekstrem dhe të reduktonte me gjasa edhe mundësinë tonë për ti kapur dhe trajtuar të dyja sëmundjet me efikasitet – thonë ekspertët. Antoni Fauci, eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në shba, ka nënvizuar po ashtu rëndësinë e marrjes së vaksinës së gripit këtë vit, duke këshilluar që ajo të mos merret më vonë se tetori. Fëmijët humbin jetën nga gripi cdo vit. Në shba kishte 188 vdekje pediatrike nga gripi të raportuara për sezonin e gripit 2019-2020. Por sipas zyrtarëve, kjo është vetëm maja e ajsbergut pasi shumë vdekje të tjera nga gripi nuk raportohen.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47